Bartomeu: Messi do të pensionohet te Barca

Futboll

Bartomeu: Messi do të pensionohet te Barca

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:02
Messi

Derisa në javët e fundit po spekulohet për të ardhmen e Lionel Messit, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se argjentinasi do të pensionohet në Camp Nou.

Është spekuluar se superylli i Blaugranëve është duke hezituar ta nënshkruajë kontratën e re me klubin katalunas, ndërkohë që janë përmendur destinacionet e mundshme.

“Nuk do t’i shpjegoj detajet, sepse jemi të përqendruar në garë dhe po bisedojmë me shumë lojtarë, mirëpo Messi na ka shpjeguar se dëshiron të qëndrojë dhe ne do ta shijojmë për një kohë më të gjatë. Nuk ka dyshim se ai do të vazhdojë me klubin”.

“Messi e ka thënë në shumë raste se dëshiron ta përfundojë karrierën profesionale të lojës te Barcelona”, citon AS fjalët e Bartomeut.

Juventusi ishte përmendur si një prej destinacioneve të mundshme të 33-vjeçarit, ku do të luante me rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat