Dy futbollistë të Vushtrrisë infektohen me virus, njëri në gjendje të rëndë?

Futboll

Dy futbollistë të Vushtrrisë infektohen me virus, njëri në gjendje të rëndë?

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:06
Dy futbollistë të Vushtrrisë infektohen me virus, njëri në gjendje të rëndë?

Gjendja pandemike në vendin tonë është duke u rënduar. Në ditët e fundit numri të infektuarve është rritur dukshëm po thuajse në të gjitha qytetet.

Një ndër qytetet më të prekura me “Covid-19” është Vushtrria dhe e kuptueshme që të rrezikuar janë edhe futbollistët e klubit të Vushtrrisë, që bën gara në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.

Presidenti i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi në një prononcim për gazetën është shprehur tejet i shqetësuar me gjendjen aktuale, duke deklaruar se dy futbollistë të klubit janë me simptoma të “Covid-19”, madje njëri është në gjendje të rëndë.

“Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, që të dyve ua janë shfaqur pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të merr masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”.

Sipas Kajtazit, simptomat e tyre janë temperaturë dhe lodhje. Pas ndeshjes me Flamurtarin, njëri prej tyre në dhomat e zhveshjes ka shqetësuar gjithë skuadrën pasi gjendja e tij ishte e rëndë.

Vushtrria në xhiron e 28-të ishte nikoqire e KF Flamurtarit në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat baras 2:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat