Derbi i kryeqytetit luhet të premten

Futboll

Derbi i kryeqytetit luhet të premten

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:09
Derbi i kryeqytetit luhet të premten

Java e 32-të e kampionatit e cila rihapi garën për titull falë suksesit të Kukësit në kryeqytet ndaj Tiranës, do t’i lerë vendin shumë shpejt vendin javës së 33-të që kulmon me derbin Partizani-Tirana.

Ky raund do të luhet në dy ditë të premten dhe të shtunën dhe sfida me e rëndësishme e javës ajo mes të kuqëve dhe bardhebluve do të luhet pikërisht të premten në mbrëmje,  në orën 20:45. Është përcaktuar edhe stadiumi ku do të luhet derbi i 4-t i kryeqytetit për këtë sezon,  nuk do të jetë Selman Stërmasi por impianti i ri Air Albania.

Një sezon më parë, pikërisht më 12 maj 2019, me fitoren 2-1 në derbin e fundit Partizani i drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti që matematikisht të kthente titullin kampion pas 26 viteve pritje. Me humbjen e djeshme ndaj Kukësit, bardheblutë kanë humbur mundësinë që të “hakmerren” ndaj të kuqve që të shpalleshin matematikisht kampionë në derbi.

Pra, cilido qoftë rezultati i këtij takimi, nuk do të ketë festë titulli në përfundim. Madje, në këtë takim Partizani mund t’i stresojë bardheblutë, aq më shumë që fitorja kërkohet për të shlyer edhe turpin e 28 shkurtit, kur Tirana i mposhti në shifrat 5-1. 17 pikë diferencë kanë aktualisht në renditje dy skuadrat me Partizanin që e ka dorëzuar edhe zyrtarisht kurorën e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat