Dashuria për hip hopin

Futboll

Dashuria për hip hopin

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:55
Dashuria për hip hopin

Ylli brazilian i Realit të Madridit, Marcelo u shndërrua në imazhin e dy stilisteve indiane që dizenjuan një xhaketë posaçërisht për mbrojtësin.

Dy stilistet indiane Amrit Kumar dhe Mriga Kapadiya i dhuruan brazilianit në shtëpinë e tij në Madrid xhaketën e markuar “as e zezë as e bardhë”, e cila reflekton dashurinë e Marcelos për hip hopin, ndikimin që gjyshi i tij pati te lojtari por dhe një makinë Volkswagen beetle, e preferuara e brazilianit.

Dy stilistet indiane të specializuara në veshjet sportive shumëngjyrëshe janë të njohura dhe për mesazhet e forta që transmetojnë nëpërmjet veshjeve të tyre.

Ishte Copa 90 dhe Budweiser, të cilat bashkuan Marcelon dhe dy stilistet nga India, me xhaketën që u pëlqye se tepërmi nga Marcelo.

Dy vajzat më parë kishin qenë të ftuara nga lojtari dhe në ndeshje të ndryshme të Realit të Madridit dhe xhaketa e dizenjuar prej tyre mori elozhe të mëdha nga braziliani duke qenë se ishte frymëzuar nga jeta e tij, dhe marrdhënia e ngushtë e futbollistit me gjyshin, i cili kishte patur rolin kryesor në momentin kur Reali i Madridit donte ta huazonte futbollistin në fillimet e tij duke këmbngulur se nipi i tij duhet të qëndronte në Madrid dhe të luftonte për një vend titullari i bindur se ai një ditë do të shndërrohej në një lojtar shumë të rëndësishëm për Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat