Gjilani - Prishtina, këto janë statistika në përballjet e këtyre dy skuadrave

Futboll

Gjilani - Prishtina, këto janë statistika në përballjet e këtyre dy skuadrave

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:08
Foto

Nesër do të luhet ndeshja derbi e javës së 29-të në Supërligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.

Nga 44 përballje zyrtare, bardhekaltrit kanë 28 fitore, 13 barazime dhe 3 humbje me goldallim +45, 73:28.

Ndërsa nga 36 ndeshjet vetëm kampionale, Prishtina ka arritur 24 fitore, 11 barazime dhe vetëm 1 humbje me goldallim + 41, 58:17.

Nga 17 ndeshjet kampionale të zhvilluara në Gjilan, Prishtina ka fituar 7 ndeshje, 9 barazime dhe 1 fitore e Gjilanit me goldallim +9 për Prishtinën, 16:7.

Ndeshja e nesërme mes këtyre dy skuadrave luhet me fillim nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat