Velii, edhe një sezon te Renova

Futboll

Velii, edhe një sezon te Renova

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:37
Velii, edhe një sezon te Renova

Portieri Hadis Veli, mbetet edhe një sezon te skuadra e Renovës. Portieri Veli, vitin e kaluar ishte 23 herë në portën e skuadrës nga Xhepçishti, me çka detyroi që drejtuesit e klubit të Renovës të vazhdojnë kontratën me portierin 30 vjeçar.

Renova në ditët e fundit ishte aktive në bisedimet me futbollistët e saj dhe arriti që të vazhdojë kontratën me pjesën më të madhe të ekipit, përveç me Florian Kadriun që do të forcojë Shkëndijën dhe sulmuesin Bojan Miovski që firmosi me skuadrën hungareze të MTK-së.

Në vendin e tij do të jetë Alen Jasharoski, ndërsa në sulm është kthyer edhe Emran Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat