Modelja çmend për shqiptarin!

Futboll

Modelja çmend për shqiptarin!

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:43
Modelja çmend për shqiptarin!

Mbrojtësi i skuadrës së Tiranës, Albi Doka, festoi ditëlindjen në krahët e ish-banores së “Big Brother”, Françeska Jaçe. Modelja seksi publikoi një video duke i uruar ditëlindjen 23-vjeçarit.

Menjëherë u përhapën thashethemet se futbollisti i Tiranës dhe Françeska Jaçe janë në një lidhje.

Ish-banorja e Big Brother vazhdon të nxisë thashethemet dhe është shfaqur mjaft mbështetëse ndaj Albi Dokës. 

Image

Ajo publikoi një foto nga stadiumi teksa zhvillohej ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit.

23-vjeçari Doka nuk ishte në fushë për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve.

Megjithatë duket se ka ndjekur ndeshjen nga tribuna së bashku me të dashurën e tij.

Futbollisti shquhet për raportet e tij mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij. Së fundmi, në një prononcim për mediat, i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje.

Kujtojmë që në të kaluarën, Doka është fotografuar edhe në krahët e Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara, duke kaluar së bashku pushimet në Sarandë.

Më pas u fol se ata kishin pasur një lidhje të shkurtër bashkë, por që nuk u konfirmua nga vetë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat