Hajduku konfirmon, Ismajli mungon

Futboll

Hajduku konfirmon, Ismajli mungon

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:14
Hajduku konfirmon, Ismajli mungon

Skuadra e Hjduku përpos disfatës nga Osieku, humbi edhe Ardian Ismajli. Mesfushori 23-vjeçar ka dalë nga fusha e lojës pas vetëm 14 minutash lojë, për shkak të një dëmtimi muskulor, që ia bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Në vend të tij u aktivizua Radiç, por pa mundur të plotësojë mungesën e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, dhe goli i Osijek erdhi vetëm një minutë pas zëvendësimit, me ndeshjen, që përfundoi me avantazhin minimal të skuadrës së Grezdës e Mervej.

Sot konfirmohet tëheqja muskulore dhe fakti se Ismajli e ka mbyllur praktikisht këtë sezon. Ai do të mungojë të paktën tre javë, aq sa kanë mbetur edhe nga mbyllja e sezonit.

Një mungesë e madhe për Hajdukun, që po lufton ashpër me Lokomotivën e Zagrebit për të zënë një vend në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat