Osimhen refuzon Napolin

Futboll

Osimhen refuzon Napolin

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:36
Victor Osimhen

Ylli i skuadrës franceze Lille, Victor Osimhen, duket se ka refuzuar ofertën e Napolit.

Të paktën kështu mëson “Football Italia” nga burimet e afërta pranë lojtarit të së ardhmes.

21 vjeçari tash e një kohë është kërkuar nga “Il Partenopei”, por që po pret një ofertë nga Premier Liga për ta vazhduar karrierën.

Napoli ishte i gatshëm që t’i ofronte 50 milionë euro për të dhe një kontratë voluminoze, megjithatë sulmuesi duket se nuk po mendon për të hollat.

Manchester United dhe Arsenal ishin skuadrat e interesuara për të e që vijnë nga liga premier, andaj mbetet të shihet nëse ekipet e lartëcekura do ta bëjnë hapin e radhës.

Lille ndërkaq, e transferoi Victor Osimhen vetëm një vit më parë, ku nga Charleroi erdhi për 14 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat