Guardiola reagon ndaj lajmit se Messi mund të shkojë në City

Futboll

Guardiola reagon ndaj lajmit se Messi mund të shkojë në City

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:42
Guardiola dhe Messi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e bëri të qartë se ai dëshiron që Lionel Messi të qëndrojë në Barcelonë, përkundër spekulimeve që kapiteni argjentinas mund të kalojë te skuadra e Citizens verën e ardhshme.

Gazeta spanjolle Cadena Ser raportoi javën e kaluar se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është i lodhur nga akuzat dhe fajësimi për të gjitha problemet në klubin katalonas dhe dëshiron të largohet në fund të kontratës së tij aktuale, në qershor të vitit 2021.

Messi thuhej se i ka ndërprerë bisedimet me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës së tij. Ai e kishte opsionin për t’u larguar nga Barcelona edhe më 10 qershor të këtij viti, thjesht duke zgjedhur ta bëjë këtë.

Megjithatë, ai vendosi të mos e shfrytëzojë këtë klauzolë në kontratën e tij, të cilën e nënshkroi në nëntor të vitit 2018 dhe që është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021. Por, sapo të përfundojë kjo kontratë, verën e ardhshme, Messi thuhet se do t’ia japë lamtumirën Barcelonës.

I pyetur për këto lajme dhe për spekulimet se Messi mund të transferohet në Manchester City kur t’i përfundojë kontrata me katalonasit, Guardiola e shprehi dëshirën e tij që Messi të mos largohet nga Barcelona.

“Nuk do të flas për transferime deri në fund të sezonit”, tha ish-trajneri i Barcelonës.

“Dëshira ime është që Messi të qëndrojë në Barcelonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat