Ronaldo në kërkim të rekordit që do të vendoste një hap para të mëdhenjve

Futboll

Ronaldo në kërkim të rekordit që do të vendoste një hap para të mëdhenjve

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:47
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po synon një tjetër rekord në botën e futbollit.

Portugezi tashmë ka fituar Kampionatin Evropian, pesë herë Ligën e Kampionëve, pesë herë Topin e Artë, tri herë çmimin The Best, katër herë Këpucën e Art… një listë e pafundme e çmimeve individuale dhe kolektive.

Për më tepër, ai është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve dhe Real Madrid.

Përkundër të gjitha këtyre arritjeve, Ronaldo po kërkon të vendosë një rekord të ri, si pjesë e Juventusit në Serie A.

Portugezi, nëse arrin të përfundojë në krye të listës së golashënuesve në Serie A, do të bëhej futbollisti i vetëm që ka arritur të përfundojë si më i miri të paktën në një sezon në ligën spanjolle, italiane dhe atë angleze.

Ruud van Nistelrooy dhe Luis Suarez kanë arritur diçka të ngjashme, por jo në tre nga pesë ligat kryesore të Evropës (Spanjë, Angli, Gjermani, Francë dhe Itali).

Nistelrooy dhe Suarez kanë dalë si golashënues më të mirë në Premierligë, La Liga dhe në ligën holandeze, ligë kjo që nuk bën pjesë në mesin e ligave kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat