Barça i ofron dy yje për Neymarin

Futboll

Barça i ofron dy yje për Neymarin

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:04
Neymari

Gjiganti katalunas është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha vetëm për ta rikthyer yllin brazilian

Barcelona është e gatshme të bëjë sakrifica të mëdha vetëm e vetëm për ta rikthyer Neymarin në “Camp Nou”.

Gjiganti katalunas e kishte shitur sulmuesin brazilian për 222 milionë euro në vitin 2017 në Paris Saint-Germain.

Por, nga ajo kohë vazhdimisht flitet për një rikthim të mundshëm të brazilianit në Kataluni.

Tash, e përditshmja spanjolle “AS” raporton se kampioni aktual spanjoll është i gatshëm t’i ofrojë lojtarët Antoine Griezmann e Ousmane Dembele për ish-futbollistin e Santosit.

Neymar nuk e ka fshehur dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer në Barcelonë.

Një gjë e tillë ishte afër të ndodhte edhe vitin e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat