Man Utd synon t’ia vazhdojë kontratën Pogbas

Futboll

Man Utd synon t’ia vazhdojë kontratën Pogbas

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:06
Paul Pogba

“Djajtë e Kuq” e kanë bërë prioritet të tyre vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin francez

Manchester United nuk dëshiron të ndahet me Paul Pogban.

Kohëve të fundit po spekulohet për një largim të mundshëm të mesfushorit francez nga “Old Traffordi”.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi.

Megjithatë, portali “Manchester Evening News” raporton se “Djajtë e Kuq” po planifikojnë t’ia vazhdojnë kontratën yllit të tyre.

Ish-futbollisti i Juventusit po i kalon 12 muajt e fundit të kontratës me Unitedin, ndërsa atij do t’i ofrohet një kontratë e re e majme.

Tash i mbetet kampionit të botës me Francën të vendos nëse do të mbetet në klubin anglez apo t’i bashkohet Zinedine Zidanet në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat