Komisioni Disiplinor i FFK-së merr vendime ndaj këtyre klubeve

Futboll

Komisioni Disiplinor i FFK-së merr vendime ndaj këtyre klubeve

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:26
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr vendime ndaj këtyre klubeve

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka publikuar sot vendimet e marra pas përfundimit të xhiros së 28-të të Superligës.

Këto janë vendimet e marra nga Komisioni Disiplinor: 

MALËSORE  HALILI  lojtare e KFF  “FERONIKELI“ nga Drenasi me numër të ID kartelës ; 000178F95, në procedurë  të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor  për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen përcaktuese për titullin e kampionit  për futbollin e femrave – kategoria e senioreve;  KFF  MITROVICA – KFF FERONIKELI  e zhvilluar  me datë 27.06.2020 në stadiumin  “Riza  Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar  dhe deklaratat plotësuese;  si lojtare rezervë nga hapësira teknike  ka ofenduar rëndë asistentin e parë të takimit z. Bekim Rama). Bazuar në nenin  42 paragrafi 1 pika b/1 të Rregullores  disiplinore  z. Malësore Halili  lojtare e KKF “Feronikeli“ nga Drenasi;
DENOHET; me ndalesë loje për  2 ( dy ) ndeshje   zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF  “DRENICA“ nga Skenderaj  në procedurë  të iniciuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për  sjellje   të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA  e zhvilluar me datë 04.07.2020 në stadiumin  “Fadil  Vokrri“ në Prishtinë  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes ekipi mysafir në shenjë revolte për humbjen e pësuar  nga nikoqiri e dëmtojnë derën e hyrjes në zhveshtoren e ekipit mysafirë, ku njëherësh edhe ishin të akomoduar). Bazuar në nenin  97 dhe 98  të Rregullores  disiplinore, KF  “DRENICA“ nga Skenderaj   për sjellje  të gabuara

I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e  lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga KF “Drenica“ nga Skenderaj  – nga zyrtari i klubit  për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja  disiplinore neni 32 paragrafi 1).

BURIM  QERKINI; kryetrajner i KF “FERIZAJ” nga Ferizaj, me numër të ID kartelës 010000M79  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  TREPÇA ‘89 – FERIZAJ, e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 40 e lojës kryetrajneri  Burim Qerkini i pa kënaqur në vendimet e gjyqtarëve të takimit  ofendon rëndë  asistentin e parë dhe gjyqtarin  kryesor). Bazuar në nenin  97 dhe 98  të Rregullores  disiplinore , për manifestim të sjelljeve  josportive drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes;
PEZULLOHET pa të drejtë në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i pezulluar z. Burim Qerkimi lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020. (Rregullorja disiplinore neni  32 paragrafi 1).

BEHAR  BARDHI; lojtar i KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj  me numër të ID kartelës ; 009794M93  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq  si lojtar fundor në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së  Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  FERIZAJ – TREPÇA ‘89  e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj  (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Ferizaj; pengimi i lojtarit kundërshtar në aksion si lojtar fundor). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores  disiplinore lojtari  Behar  Bardhi;

DENOHET  me ndalesë loje për  2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së  Futbollit të Kosovës.

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj  në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar;  Mos respektimi i masave  antiCovid për mos lejimin e tifozerisë në tribuna; ku si rrjedhojë e kësaj në fillimin e pjesëlojës së dytë gjyqtari kryesor e ndalon lojën për  5 minuta me qëllim të zbrazjes së tribunës). Bazuar në nenin  97 dhe 98 të Rregullores  disiplinore, KF “Ferizaj“ nga Ferizaj  për mos respektim të masave  dhe vendimeve nga  institucionet  relevante shtetërore
I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF “Ferizaj“ nga Ferizaj – personi për siguri i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

KF  “LLAPI  1932“ nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll; LLAPI  1932 – DRITA  e zhvilluar në stadiumin “Zahir  Pajaziti“ në Podujevë  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar;  numri i madh i spektatorëve në shkallët e stadiumit rreth  200 veta me çka thyen  rregullat antiCovid dhe të njëjtit kohë pas kohe ofenduan gjyqtarët e  takimit si dhe lojtarët e ekipit mysafir). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të rregullores  disiplinore, KF “Llapi 1932“ nga Podujeva për lëshime në organizimin e ndeshjes
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF Llapi  1932  – personi për siguri nga ajo  ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020  (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

FC  “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga  ana e Komisionit  të Garave për lëshime  në  organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA  –  DRENICA,  e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“  në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar  në Prishtinë; pas përfundimit  të ndeshjes persona të pa autorizuar nga  tribuna hynë në fushë të pa penguar dhe krijuan tollovi ku pati edhe duele verbale mes akterëve të të dy ekipeve). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore FC “Prishtina“ nga Prishtina për këto lëshime
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga  FC  “Prishtina“ nga Prishtina  – personi për siguri  nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni  32 paragrafi  1).

KËSHILLA  JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë  ankese drejtuar komisionit  disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa  në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes  – publikimit të vendimit në Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të  Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat