Përmbysja e madhe, Milani senzacional gjunjëzon Juventusin

Futboll

Përmbysja e madhe, Milani senzacional gjunjëzon Juventusin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 23:44
Përmbysja e madhe, Milan senzacional gjunjëzon Juventusin

Juventusi avancoi me rezultat 0:2 por gjunjëzohet me 4:2 nga Milani, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milan.

Milani senzacinal, humbjen e sigurt e shndërroi në fitore. 

Milani dhuroi spektakël golash, mori një fitore shumë të rëndësishme në luftë për të siguruar një vend në garat evropiane.

Image

Në pjesën e dytë u shënuan gjithsej gjashtë gola. Kjo ishte bukuri e futbollit.
Rabiot (47') e Ronaldo (53') shënuan për epërsinë 0:2, por kjo nuk i mjaftoi ‘Zonjës së Vjetër’.  Veçmas Rabiot shënon eurogol nga rreth 18 metra në këndin e majtë të epërm të portës së vendasve.

Spektakël golash sidomos nga vendasit, kur shënuan katër herë në 28 minutat e fundit. 

Trimat e fitores për Milanin janë Ibrahimoviç që shënoi në minutën e 62-të nga penalltia, pastaj Kessie (66'), Leao (67') e Rebiç (80').

Pas javës së 31-të Juventusi udhëheq me 75 pikë, ndërsa Milani renditet në pozitën e pestë me 49 pikë, duke lënë pas Romën e Napolit me nga 48 pikë, por këto dy të fundit kanë nga një ndeshje me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat