Soskjaer e tepron: De Gea ka qenë më i miri për 10 vite

Futboll

Soskjaer e tepron: De Gea ka qenë më i miri për 10 vite

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:50
De Gea

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer mendon se David de Gea ka qenë portieri më i mirë në botë për dekadën e fundit.

De Gea është gati të kalojë të madhin e United, Peter Schmeichel, si lojtarin e huaj me paraqitjet më të mëdha për këtë klub, pasi fillimisht u bashkua nga Atletico Madrid në 2011.

Portieri spanjoll e nisi karrierën mirë te Djajtë e Kuq, por sezonet e fundit nuk kanë hecur edhe aq mirë për të – prandaj deklarata e Solskjaer mund të shihet si subjektive.

“David ka pasur disa sezone fantastike këtu tani dhe vitin e ardhshëm është i 10-ti i tij”, tha Solskjaer përpara ndeshjes kundër Aston Villa të enjten.

"Ai e ka vërtetuar veten te [ish-trajneri i portierëve] Eric Steele, se ne besuam në të”.

“Ai pati një udhëtim të vështirë në fillim, për shkak të futbollit fizik në Angli, por, për mua, ai ka qenë portieri më i mirë në botë gjatë nëntë ose 10 viteve të fundit”.

“Vetëm për të punuar me të nga afër, ju e shihni që ai është ende i etur për të mësuar, ai është ende duke punuar shumë”, deklaroi norvegjezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat