Sulmuesi i Real Madrid izolohet në shtëpi

Futboll

Sulmuesi i Real Madrid izolohet në shtëpi

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:22
Sulmuesi i Real Madrid izolohet në shtëpi

Sulmuesi i Real Madrid Luka Joviç është izoluar në shtëpi pas frikës se mund të jetë infektuar nga koronavirusi.

Ai ka qenë në shoqërinë e një shoku të tij, që më pas ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Joviç nuk është stërvitur me skuadrën prej dy ditësh edhe pse testet e para të tij kanë dalë negative. S

ulmuesi i Real Madrid do duhet të presë edhe testin e dytë, për t’ju bashkuar më pas madrilenëve në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat