Neymar është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror

Futboll

Neymar është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:24
Neymar është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror

Neymar është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror. Ylli brazilian la Barcelonën në verën e vitit 2017 dhe kaloi te parisienët për shumën rekord të 222 milionë eurove.

Nëse ai qëndron mbi të gjithë në këtë drejtim, çdo edicion ka pasur “mbretin” e vet të afatit kalimtar, për të cilin klubi përkatës ka paguar më shumë.

Më poshtë po ju njohim me futbollistët më të shtrenjtë të çdo sezoni në këtë shekull, transferuar në verë.

Pra, nga viti 2000 e këtej. Sikurse mund të evidentohet në çmimet e mëposhtme, Real Madridi kryeson për nënshkrimet më të shtrenjta sezonale në shekullin e 21-të. Spikasin emra të shquar si Zidane, Figo, Beckham, Ronaldo, Pogba, Bale etj.

Sezoni 2000-2001

Luis Figo te Real Madridi nga Barcelona për 60 milionë

Sezoni 2001-2002

Zinedine Zidane te Real Madridi nga Juventusi për 77.5 milionë

Sezoni 2002-2003

Rio Ferdinand te Manchester U. nga Leeds për 46 milionë.

Sezoni 2003-2004

David Beckham te Real M. nga Manchester U. për 37.5 milionë

Sezoni 2004-2005

Didier Drogba te Chelsea nga Marseille për 38.5 milionë

Sezoni 2005-2006

Michael Essien te Chelsea nga Lyon për 38 milionë

Sezoni 2006-2007

Andriy Shevchenko te Chelsea nga Milani për 43.88 milionë

Sezoni 2007-2008

Fernando Torres te Liverpool nga Atletico M. për 38 milionë

Sezoni 2008-2009

Robinho te Manchester City nga Real Madridi për 43 milionë

Sezoni 2009-2010

Cristiano Ronaldo te Real M. nga Manchester U. për 94 milionë

Sezoni 2010-2011

Fernando Torres te Chelsea nga Liverpool për 58.5 milionë.

Sezoni 2011-2012

Javier Pastore te PSG nga Palermo për 42 milionë.

Sezoni 2012-2013

Thiago Silva te PSG nga Milani për 42 milionë

Sezoni 2013-2014

Gareth Bale te Real Madridi nga Tottenham për 101 milionë

Sezoni 2014-2015

Luis Suarez te Barcelona nga Liverpool për 81.72 milionë

Sezoni 2015-2016

Kevin de Bruyne te Manchester C. nga Wolfsburg për 76 milionë

Sezoni 2016-2017

Paul Pogba te Manchester United nga Juventusi për 105 milionë

Sezoni 2017-2018

Neymar theu çdo rekord me transferimin te PSG, nga Barcelona, për 222 milionë.

Sezoni 2018-2019

Kylian Mbappe te PSG nga Monaco për 145 milionë

Sezoni 2019-2020

Joaao Felix te Atletico Madridit nga Benfica për 126 milionë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat