Griezmann, zbulohet takimi sekret që ka vulosur të ardhmen e francezit

Futboll

Griezmann, zbulohet takimi sekret që ka vulosur të ardhmen e francezit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:27
Antoine Griezmann

“Kemi besim te ti për të ardhmen”.

Ky duket se ka qenë mesazhi që drejtuesit e Barcelona-s i kanë dhënë Antoine Griezmann  lidhje me të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez i katalanasve, sipas’Equipe, duket se ka zhvilluar një takim sekret me drejtuesit e klubit të martën.

Nga sa mësohet, Griezmann është më i qetë tani në krahasim me disa javë më parë, kur përjashtimi i radhës nga formacioni titullar në ndeshjen kundër Atletico Madrid e ka bezdisur shumë.

Antoine duket se është takuar me Eric Abidal, i shoqëruar nga përfaqësuesit e tij dhe motra, që është edhe menaxherja e tij.

Barcelona mësohet t’i ketë dhënë garanci lojtarit në lidhje me rolin e rëndësishëm që ka për skuadrën.

Drejtuesit janë të bindur se sezoni i dytë i Griezmann, i cili ka një kontratë deri në 2024-, do të jetë shumë më i mirë se i pari dhe për këtë arsye kanë dashur t’i garantojnë qëndrimin në Katalonjë.

Francezi, nga ana e tij, ka treguar, siç ka ndodhur në ndeshjen kundër Villarreal, se ka dëshirë të tregojë të gjithë vlerat e tij për trajnerin, drejtuesit dhe tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat