Interi po planifikon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm

Futboll

Interi po planifikon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:36
Interi po planifikon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm

Chelsea është i gatshëm ta shesë mesfushorin francez vetëm për 70 milionë euro.

Interi po planifikon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm. “Nerazzurri” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se trajneri Antonio Conte dëshiron të punojë përsëri me ish-futbollistin e tij.

Përpos mbrojtësit të majtë, Emerson Palmieri, Zikaltrit e duan edhe kampionin e botës me Francën.

Kante nuk shihet si i pashitshëm nga “Blues”. Por, klubi nga “Stamford Bridge” pranon ta shesë 29 vjeçarin vetëm për 70 milionë euro.

Kante ndërkohë pëlqehet edhe nga Real Madridi dhe Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat