Prishtina tërhiqet nga garat e Superligës?

Futboll

Prishtina tërhiqet nga garat e Superligës?

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 19:25
Prishtina -Gjilan

Pas ngjarjës skandaloze në Gjilan, skuadra e Prishtinës ka paralajmëruar tërheqjen nga garat e Superligës së Kosovës në futboll.

Pas disa protestave të Prishtinës pas ndeshjes, ndaj treshës së gjyqtarëve, Policia e Kosovës ka reaguar duke hedhur sprej në drejtim të lojtarëve dhe stafit të trajnerëve nga kryeqyteti, shkruan KosovaPress.

Sipas asaj që ka shkruar skuadra e Prishtinës në faqën zyrtare të tyre në Facebook, shumë futbollistë dhe trajnerë të tyre janë lënduar ndërsa Boshnjaku është dërguar në Emergjencë.

Pos kësaj klubi nga kryeqyteti ka paraljmëruar edhe tërheqjen nga garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat