Ozil drejt SHBA-ve ose Turqisë

Futboll

Ozil drejt SHBA-ve ose Turqisë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:26
Mesut Ozil

Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga Arsenali pas përfundimit të këtij sezoni edhe pse ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2021

Mesut Ozil duket se është duke i kaluar javët e fundit në fanellën e Arsenalit.

Futbollisti turk me pasaportë gjermane po mendon ta nisë një eksperiencë të re në karrierë.

Sipas mediave britanike, ish-përfaqësuesi gjerman mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Turqi.

Veterani i mesfushës ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, por ai nuk pritet ta respektojë atë deri në fund.

Ish-futbollisti i Werder Bremenit dhe Real Madridit është duke i shqyrtuar ofertat që i kanë ardhur.

Ai nuk e ka treguar sa duhet veten gjatë këtyre viteve në “Emirates Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat