Arbër Zeneli reagon pas transferimit të Berishës te Reims, përgjigjet Valoni

Futboll

Arbër Zeneli reagon pas transferimit të Berishës te Reims, përgjigjet Valoni

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 00:09
Valon Berisha, është transferuar te skuadra e Reims, nga Lazio

Një lëvizje e papritur ka ndodhur sonte nga Valon Berisha.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është transferuar te skuadra e Reims, nga Lazio.

Ky transferim erdhi si befasi, por po pritet mirë nga tifozët kosovarë të futbollit, të cilët janë të gëzuar të kenë dy lojtarë të kombëtares në një skuadër, pasi te Reims luan edhe Arbër Zeneli.

Pas transferimit të Valonit, një reagim ka ardhur pikërisht edhe nga Zeneli.

“Let’s go shqipe” – “Shkojmë shqipe”, ka shkruar Zeneli në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’.

Këtë mbishkrim Arbëri e ka vendosur mbi fotografinë ku shihet Valoni me fanellën e Reims.

Image

Kësaj i është përgjigjur Valoni, duke shkruar: BASHK SKA KUSH NA NAL.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat