Shorti i Champions League, caktohen datat e ndeshjeve

Futboll

Shorti i Champions League, caktohen datat e ndeshjeve

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:06
Shorti i Champions League, caktohen datat e ndeshjeve

Sot u mësuan çiftet çerekfinaliste për këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa u hodh shorti edhe për gjysmëfinale dhe finale. Por, kur do të zhvillohen këto ndeshje?

Të premten, UEFA lajmëroi se ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, të cilat mbetën pa u zhvilluar shkaku i ndërprerjes së garave të futbollit në mars pas përhapjes së koronavirusit, do të zhvillohet në stadiumet ku ishte planifikuar fillimisht, prapa dyerve të mbyllura, më 7 dhe 8 gusht.

Ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera, nga faza çerekfinale, do të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë mes 12 dhe 23 gushtit. Fituesi i përballjeve do të vendoset nga vetëm një ndeshje, që do të thotë se s’do të ketë ndeshje kthyese.

Datat e ndeshjeve:

Ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8 të finales: 7-8 gusht

Çerekfinalet: 12-15 gusht

Gjysmëfinalet: 18-19 gusht

Finalja: 23 gusht

Ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8 e finales:

Manchester City vs Real Madrid (2-1)

Bayern Munich vs Chelsea (3-0)

Barcelona vs Napoli (1-1)

Juventus vs Lyon (0-1)

Shorti i çerekfinaleve:

Real Madrid ose Manchester City vs Lyon ose Juventus

RB Leipzig vs Atletico Madrid

Napoli ose Barcelona vs Chelsea ose Bayern

Atalanta vs PSG

Shorti i gjysmëfinaleve:

Real Madrid/Manchester City ose Lyon/Juventus vs Napoli/Barcelona ose Chelsea/Bayern Munich

RB Leipzig ose Atletico Madrid vs Atalanta ose Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat