Mbrojtësi i Kosovës pozitiv në COVID-19

Futboll

Mbrojtësi i Kosovës pozitiv në COVID-19

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:51
Mirlind Kryeziu

Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmi është konfirmur nga skuadra e Kryeziut, FC Zurich.

“Mbrojtësi i qendrës së FCZ, Mirlind Kryeziu është testuar pozitiv në koronavirus”, thuhet në njoftim.

“Që nga shfaqja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe aktualisht është në vetëizolim”.

Kujtojmë se pjesë e Zurich është edhe Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat