Fabregas i zbulon veprimin epik të Gerard Piques

Futboll

Fabregas i zbulon veprimin epik të Gerard Piques

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:20
Fabregas i zbulon veprimin epik të Gerard Piques

Cesc Fabregas ka menduar të flasë dhe të tregojë histori të së shkuarës. Sigurisht edhe rrengje, por pa qenë vetë protagonist. Mesfushori i Monaco ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Barcelonës, ku ka pasur shok ekipi Gerard Pique.

Ai, si dhe sulmuesi Diego Costa, janë dy lojtarë më të çmendur me të cilët Fabregas ka luajtur. Spanjolli tregon një histori, ku Pique i kishte bërë një rreng portierit të katalanasve, i cili më pas kishte ngecur në rrugë kur po shkonte për në shtëpi.

“Dy shokët më të çmendur? Më duhet të zgjedh një mes Diego Costa dhe Gerard Pique. Me këtë të fundit kam luajtur që kur kam qenë 10 vjeç. Ai nuk ka ndryshuar shumë, por tani ai është një biznesmen dhe ka një tjetër imazh.

Gjatë gjithë kohës bënte gjëra të çmendura. Një herë i shpoi gomat e makinës portierit tonë. Djaloshi u nis për në shtëpi dhe në gjysmë të rrugës mbeti në autostradë”, tregon Fabregas për BBC Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat