Ndeshja e Kupës fatale

Futboll

Ndeshja e Kupës fatale

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:32
Ndeshja e Kupës fatale

Një ndeshje e Kupës ka rezultuar të jetë fatkeqe në futbollin bullgar.

Plotë nëntë futbollistë të skuadrës së Lokomotiv Plovdiv dhe disa tifozë, të cilët morën pjesë në festimet e fitores së Kupës së Bullgarisë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Është ky lajmi i konfirmuar nga vetë klubi bullgar i Lokomotivës së Plovdivit. Diçka e tillë ka shkundur jo vetëm futbollin në vend, por edhe qeverinë, e cila menjëherë nëpërmjet një urdhri të ministrit të Brendshëm ka ftuar bashkiakët në Bullgari që të nisin të marrin masa dhe të mos e lejojnë më prezencën e tifozëve në stadiume, duke parë edhe shtimin e rasteve me “COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat