‘Çmendet’ Juve, ofron tre futbollistë për Traoren

Futboll

‘Çmendet’ Juve, ofron tre futbollistë për Traoren

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:44
‘Çmendet’ Juve, ofron tre futbollistë për Traoren

Adama Traore i Wolves është synimi kryesor i Juventusit, me klubin nga Serie A që janë të gatshëm të ofrojnë tre lojtarë në shkëmbim për sulmuesin.

Traore ka pasur një sezon të mirë në Premierligë këtë sezon, duke shënuar katër gola e duke asistuar nëntë herë për skuadrën e Nuno Espirito Santos, që është afër të sigurojë për të dytin vit radhazi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Dhe kampionët në fuqi në Serie A, kanë identifikuar Traoren si një objektiv të madh këtë verë, sipas raportimeve të ndryshme.

Wolves po kërkon rreth 80 milionë euro për Traore, diçka që Juventus nuk janë në gjendje të paguajnë.

Si rezultat i kësaj, Juventus janë të gatshëm të ofrojnë tre lojtarë të tyre.

Lojtarët që Juventus janë në gjendje të ofrojnë janë portieri Mattia Perin dhe mbrojtësit Daniele Rugani dhe Cristian Romero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat