Disiplinori i FFK-së merr masa pas incidentin në derbin Gjilani - Prishtina

Futboll

Disiplinori i FFK-së merr masa pas incidentin në derbin Gjilani - Prishtina

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:44
Disiplinori i FFK-së merr masa pas incidentin në derbin Gjilani - Prishtina

Komisioni Disiplinor i federatës së Futbollit të Kosovës ka shqyrtuar procedurat disiplinore të iniciuara nga Komisioni i garave për ndeshjen Gjilani – Prishtina e cila u mbyll pothuaj me trup.

Skuadra bardhekaltër e pakënaqur me ndarjen e drejtësisë kishte kërkuar sqarim nga gjyqtarët Kreshnik Vula e Fatmir Sekiraqa për vendimin e marrë kur përjashtuan me karton të kuq Visar Bekajn me ç’rast ndërhynë policia e cila me sprej godet trajnerin Armend Dallkun dhe disa lojtarë të Prishtinës.

Gjithsesi, Komsioni Disiplinor ka hapur procedurë disiplinore, ndaj FC Prishtinas, Armend Dallkut dhe Avni Durmishit duke kërkuar deklarata plotësuese, ndërsa portierin Visar Bekaj e ka pezulluar deri në marrjen e një vendimi të ri.

Nga ajo ndeshje shumë analistë kishin vlerësuar se Prishtina është dëmtuar rënd nga gjyqtarët pasi kartoni i kuq për portierin e Prishtinës që edhe e ndryshoi rrjedhën e lojës, ishte i padrejtë.

Vendimet e disiplinorit:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 10.07.2020, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXIX-të të IPKO SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e sinorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe nga e njëjta duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

FC “ PRISHTINA“cnga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes stafi i FC Prishtina dëmtojnë inventarin në zhveshtoren ku ishin të vendosur). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore FC Prishtina
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga FC Prishtina – personi zyrtari i klubit nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 13.04.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

ARMEND DALLKU; kryetrajner i FC PRISHTINA nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000613M83 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për tentim sulmi në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të takimit Armend Dallku tenton që të sulmoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes Kreshnik Vula). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore kryetrajnerit të FC Prishtina nga Prishtina, Armend Dallku
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga Armend Dallku lidhur me rastin. Afati datë 13.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

VISAR BEKAJ; lojtar (portier) i FC PRISHTINA nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000568M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ; ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore lojtari; Visar BEKAJ;
PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Visar Bekaj lidhur me rastin. Afati datë 13.07.2020 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

AVNI DURMISHI; fotoreporter i FC PRISHTINA nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar asistentit të dytë në ndeshjen e javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e senioirëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; fyen dhe ofendon asistentin e dytë të takimit Fatmir Sekiraqa). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore Avni Durmishit
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë disiplinore Avni Durmishi lidhur me rastin. Afati datë 13.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat