E konfirmon edhe Werderi: “Jemi në negociata me një klub për Rashicën”

Futboll

E konfirmon edhe Werderi: “Jemi në negociata me një klub për Rashicën”

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 10:35
Rashica

Milot Rashica s’do të luajë te Werder Bremen sezonin 2020/21.

Frank Baumann, drejtori sportiv i klubit të Werder Bremen ka konfirmuar për Bild se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës do të shitet.

Milan dhe Napoli që të dy skuadrat kanë shprehur interesin për Rashicën, derisa ka klube që e duan edhe në Bundesliga.

Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 8 asiste në 34 paraqitje për Werderin sezonin që lamë pas.

“Sigurisht ka lëvizje të mëdha për Rashicën dhe ne jemi në negociata me një klub tjetër për të”, Frank Baumann Bild.

“Duhet të nisim dhe të jetojmë me faktin se s’do ta kemi Rashicën këtu vitin tjetër, por sigurisht se nuk do ta shesim më lirë se sa vlen”.

Rashica ka shënuar 4 gola në 26 paraqitje për Kosovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat