Shtyhen ndeshjet

Futboll

Shtyhen ndeshjet

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:33
Kryeziu

Rasti i mbrojtësit të Kosovës Mirlind Kryeziu, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus te Zyrihu, ka bërë që të shtohet frika në Zvicër.

Kryeziu ishte rasti i parë me Koronavirus në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye, ankthi është i madh.

Madje Zyrihu ka marrë vendim që të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të karantinohen për 1 javë dhe në këtë mënyrë shtyhen edhe dy ndeshjet në kampionat që ky ekip kishte, me Sionin dhe Bazelin.

U tha se Kryeziu nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës pasi kishte ndjerë simptomat, por për siguri i gjithë ekipi ka vendosur të karantinohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat