Koronavirusi prezent në Serie A

Futboll

Koronavirusi prezent në Serie A

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:14
Koronavirusi prezent në Serie A

Parma ka konfirmuar se një pjesëtar i stafit të skuadrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në një deklaratë në uebsajtin zyrtar klubi i Parmës sqaron se personi i prekur nuk është futbollist dhe është vetizoluar.

“Parma raporton se në testet e fundit të kryera një anëtar stafi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Personi i nfektuar është asimptomatik, dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Të gjithë pjesëtarët e tjerë kanë dalë negativ dhe do vazhdojnë stërvitjen pa probleme, por do jenë vazhdimisht nën kontroll”, lexohet në deklaratën e klubit të Parmës.

Pavarësisht se një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus, kjo nuk do e vejë në pikëpyetje ndeshjen e ardhshme që Parma luan ndaj Bolonjës pasi protokolli e lejon zhvillimin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat