Çmenduria e Antonios në Premier League, Ajeti në bankë 

Futboll

Çmenduria e Antonios në Premier League, Ajeti në bankë 

Nga: K. Goca Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:32
Çmenduria e Antonios në Premier League, Ajeti në bankë 

Futbollist Michail Antonio është shënues i katërfishtë në javën e 35-të në Premier League, duke thyer rekord. 

Ai shënon katër gola për fitoren e West Ham me rezultat 4:0 ndaj Norwich. Antonio shënon në minutën e 11-të, 45+1', 54' e 74'. 

Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës ka qëndruar në bankë. 

Michail Antonio është lojtari i parë i West Hamit që ka shënuar 4 gola në ligë në një ndeshje që nga David Cross (Tottenham në Kategorinë e Parë, shtator 1981).

Pas javës së 35-të, West Ham është në pozitën e 16-të me 34 pikë, ndërsa Norwich renditet në fund me 21 pikë dhe veç ka rënë nga liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat