S’ka paqe për Ronaldinhon

Futboll

S’ka paqe për Ronaldinhon

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:48
S’ka paqe për Ronaldinhon

Gjykata e Apelit e Asuncion ka hedhur poshtë një tjetër kërkesë të prezantuar nga avokatët e Ronaldinho-s, i cili ka kërkuar heqjen e arrestit shtëpiak që detyron atë dhe vëllanë e tij Assis të qëndrojnë në një hotel në kryeqytetin e Paraguait.

Të dy, të cilët nuk janë konsideruar shumë ‘bashkëpunues’, janë transferuar në atë strukturë pas 32 ditëve burg për trafik dokumentesh false.

Gjykata ka vendosur se ata do të qëndrojnë në Paraguai deri në momentin kur të zhvillohet gjyqi që i shikon ata si të pandehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat