FC Winterthur do të ketë një test mjaft të vështirë në kuadër të javës së 30-të të Ligës së dytë të Zvicrës, kur përballë do të ketë skuadrën e Aarau. Ndeshja do të luhet sot me fillim prej orës 20:30 minuta.
Këtë ndeshje skuadra e shqiptarit Valon Hamdiu do ta luajë në udhëtim tek një kundërshtar i fortë, prandaj pritet që të kenë punë jo të lehtë.
Lajm i mirë për tifozët e Winterthur është përfshirja e Valon Hamdiut në listën e lojtarëve që udhëtojnë në Aarau, ku mbrojtësi shqiptar kthehet pas një lëndimi të lehtë që kishte pësuar në stërvitje.
Me rikthimin e 22-vjecarit, mbrojtja e Winterthur do të fitojë në siguri.
Në renditjen tabelore, Winterthur është në vendin e gjashtë me 36 pikë, kurse Aarau një pozitë më poshtë me një pikë më pak.