Trembet Milani

Futboll

Trembet Milani

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:32
Trembet Milani

Do të jetë një garë e ashpër mes disa klubeve për të marrë shërbimet e Luka Jovic nga Reali i Madridit gjatë kësaj vere.

Sulmuesi serb për të cilin Los Blancos shpenzuan 60 milionë euro për ta blerë nga Frankfurti një vit më parë, nuk ka bindur aspak në këtë sezon të parë me Realin dhe klubi merengues ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Përveç Milanit që interesohet prej kohësh për sulmuesin sëfundmi në garë për të kanë hyrë edhe 2 klube angleze, Chelsea dhe Leicester City.

Sipas Daily Star dy klubet e Premier League kanë trokitur në derën e Realit për Jovic, me klubin që kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat