Drejtori i Dortmundit ia bën të qartë çmimin e Sanchos

Futboll

Drejtori i Dortmundit ia bën të qartë çmimin e Sanchos

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 18:08
Drejtori i Dortmundit ia bën të qartë çmimin e Sanchos

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ia ka bërë të qartë Manchester Unitedit dhe klubeve të tjera të interesuara për Jadon Sanchon se ata do të duhet ta paguajnë 100 për qind të shumës që Dortmundi po e kërkon për futbollistin, përndryshe ai s’do të shitet.

20-vjeçari është përfolur për një kthim në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo Borussia Dortmundi dhe Manchester Unitedi mbeten larg njëra-tjetrit në vlerësimin për futbollistit.

Gjiganti i Bundesligës i kërkon mbi 100 milionë funte për ta shitur këtë verë Sanchon, futbollist ky të cilin e kishin blerë nga Manchester City për vetëm tetë milionë funte në gusht të vitit 2017.

Manchester Unitedi mbetet klubi favorit për transferimin e Sanchos këtë verë, mirëpo zyrtarë të klubi i kanë thënë Sky Sports se Djajtë e Kuq nuk janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e kërkuar nga Dortmundi, pasi që besojnë se çmimi i tij duhet të ulet si shkak i krizës së sjellë nga koronavirusi.

Bild raporton se klubi anglez ka kohë deri më 10 gusht për të bërë ofertë për futbollistin, ndërsa drejtori sportiv i klubit gjerman ka thënë se Sancho s’do të shitet nëse klubet s’e paguajnë plotësisht çmimin që po kërkohet për Sanchon.

“Jadon e ka një kontratë të vlefshme me ne dhe ne do të ishim shumë të lumtur ta kemi atë me vete edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Zorc.

“Të mendojmë për ndonjë opsion tjetër do të duhej që periudha kohore të jetë e duhur dhe, së dyti, kërkesa jonë për çmim do të duhej të plotësohej 100 për qind”.

Gjiganti anglez nuk ka bërë ende asnjë ofertë zyrtare për Sanchon, i cili i ka shënuar 17 gola në Bundesligë dhe i ka bërë 16 asiste gjatë sezonit 2019/20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat