Koulibaly: Ai do të bëhet i madh me Sarri-n

Futboll

Koulibaly: Ai do të bëhet i madh me Sarri-n

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 06:16
Kalidou Koulibaly

Kalidou Koulibaly “voton” për De Ligt: “Është një lojtar i madh dhe do të përmirësohet akoma”, ka thënë ylli i Napoli-t për Gazzetta dello Sport.

“Është i pakalueshëm një kundër një, Sarri po e bën perfekt. Në Serinë A ka pasur shumë mbrojtës të nivelit të lartë, duke filluar nga Skriniar e deri te Mancini i Roma-s. Niveli i mbrojtjeve të skuadrave italiane është i mirë”.

Koulibaly ka folur edhe në lidhje me luftën për titull në Serinë A.

“Na vjen keq që nuk jemi pjesë e luftës. Në pjesën e dytë të kampionatit po shikojmë një Napoli të madh. Pikërisht kur luajtëm në fazën e parë kundër Roma-s filloi rënia jonë”.

“Dhe ajo periudhë e zezë na ka lënë 15 pikë mbrapa Roma-s, të njëjtat që kemi rikuperuar tani dhe që na lejon të qëndrojmë në vendin e pestë me pikë të barabarta me verdhekuqtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat