Barcelona po konsideron transferimin e dy yjeve nga Tottenhami

Futboll

Barcelona po konsideron transferimin e dy yjeve nga Tottenhami

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 08:18
Tanguy Ndombele dhe Ryan Sessegnon

Shumë ndryshime priten te gjiganti spanjoll Barcelona që nga edicioni i ardhshëm.

Kampioni në fuqi i Spanjës pritet të largojë disa futbollistë gjatë afatit kalimtar veror, por priten edhe prurje të reja në Camp Nou.

Mediumi anglez Daily Star ka raportuar se Barcelona është e interesuar për transferimin e dy lojtarëve nga Tottenham Hotspur.

Image

Katalunasit duan shërbimet e mesfushorit francez Tanguy Ndombele si dhe mbrojtësit të majtë anglez Ryan Sessegnon.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, katalunasit janë duke përgatitur një ofertë të lartë për t’i marrë dy yjet nga Londra.

Spurs janë gati të pranojnë ofertën për francezin Ndombele, por nuk duan largimin e Sessegnon.

Anësori i ri anglez është në planet e klubit londinez që nuk duan ta largojnë atë gjatë afatit kalimtar të verës.

20-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë takime në Ligën Premier këtë edicion me Tottenham, mirëpo klubi londinez vazhdon të besojë në aftësitë e tij dhe shihet si e ardhmja e klubit.

Nga ana tjetër Spurs janë gati të pranojnë ofertën për Ndombelen, gjithmonë nëse ajo kalon shumën e 50 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat