Prishtina bindshëm më e mirë se Drita me statistika

Futboll

Prishtina bindshëm më e mirë se Drita me statistika

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:39
Prishtina bindshëm më e mirë se Drita me statistika

Sot në “Fadil Vokrri” zhvillohet super-sfida kampionale mes Dritës dhe Prishtinës, që mund të vendosë për një pjesë të madhe fatin e kampionatit të dy ekipeve.

Skuadrat e zhvillojnë sot ndeshjen e 48 zyrtare në garat e pasluftës.

Në 47 duelet, Prishtina ka shënuar 21 fitore, Drita ka 10, ndërsa 16 herë skuadrat kanë luajtur baras.

Gol dallimi mes skuadrave është në të mirë të Prishtinës, +25, 61:37.

Rezultati më i shpeshtë në 47 përballjet mes ekipeve është barazimi 1:1.

Prishtinës i konvenon vetëm fitorja për të qenë në luftë për dy pozitat e para.

Trepikëshin do ta kërkojë edhe Drita, e cila s’guxon ta lejojë Ballkanin t’i afrohet, duke e ditur që në xhiron e fundit udhëton drejt Suharekës.

Gjyqtar kryesor i përballjes së sotme do të jetë Dardan Caka, i cili do të ndihmohet nga asistentët me stemë të FIFA-s, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Ndeshja sot fillon prej orës 18:00 në “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat