Nxirret jashtë lokalit - Bota Sot
Nxirret jashtë lokalit

Futboll

Nxirret jashtë lokalit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 12:53
Haaland

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është nxjerrë jashtë nga një lokal nate në Norvegji mbrëmjen e së shtunës.

19-vjeçari është filmuar duke u nxjerrë jashtë nga lokali dhe këto pamje janë shpërndarë në rrjete sociale.

Ende nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me këtë incident.

Padyshim që kjo nuk është një skenë, të cilën Haalandi dhe Borussia Dortmundi do të donin ta shihnin nëpër rrjetet sociale.

Sulmuesi i ri ka shijuar një edicion të jashtëzakonshëm gjatë vitit të fundit, derisa momentalisht është në pushim pas përfundimit të edicionit në Bundesligë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat