Rodriguez kërkon largimin në fund të sezonit

Futboll

Rodriguez kërkon largimin në fund të sezonit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:08
Rodriguez kërkon largimin në fund të sezonit

Ylli kolumbian, James, nuk po gjenë hapësirat e tij te skuadra e Real Madrid, ku në ndeshjet e fundit nuk ka qenë as i ftuar.

Raportime të ‘El Pais’ bëjnë të ditur se James Rodriguez ka ndarë mendjen që definitivisht të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori ka luajtur vetëm tetë herë në La Liga këtë sezon dhe trajneri Zinedine Zidane ka thënë se ai mund të mos luajë më këtë sezon.
James lidhet me skuadra si Atletico Madrid, derisa edhe Napoli e Milan kan interesim për lojtarin.

Real Madrid bllokoi transferimin e lojtarit vitin e kaluar, por këtë merkato nuk pritet të veprojnë njësoj, pasi kanë nevojë të mbushin arkat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat