Derbi i Londrës Veriore

Futboll

Derbi i Londrës Veriore

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:14
Derbi i Londrës Veriore

Premier League vijon me raundin e 35-të këtë të dielë, derbi i Londrës Veriore mes Tottenham dhe Arsenal.

Në orën 17:30 do të zbresin në fushë dy prej skuadrave më të mira të futbollit anglez të cilat kanë hasur shumë vështirësi në këtë sezon dhe për momentin luftojnë vetëm për zonën Europa League pasi pothuajse i kanë larë hesapet me Championsin. Parashikohet një duel emocionues dhe me gola mes dy ekipeve që nuk kanë asgjë për të humbur.

Tottenham i Jose Mourinhos pozicionohet në vendin e 10-të me 1 pikë më pak se Arsenali që renditet dy pozicione më lart. Në 6 sfidat e fundit direkte në Premier League, bilanci mes tyre është i njëjtë, nga dy fitore për secilën skuadër dhe nga 2 barazime.

Java e 35-të e Premier League do të transmetohet edhe sfida mes Bournemouth dhe Leicester ndeshje që luhet në orën 20:00. Bournemouth luan shansin e fundit në garën për mbijetesë ndërkohë që Leicester i Brendan Rodgers synon të ruajë vendin e 4-t që e kualifikon në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat