Eriksen: Kur luajta ndeshjen time të parë...

Futboll

Eriksen: Kur luajta ndeshjen time të parë...

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:40
Eriksen: Kur luajta ndeshjen time të parë...

“Jam këtu për t’ju treguar një histori, timen”. Kanë qenë këto fjalët e para të Kristian Eriksen në një intervistë të publikuar në kanalet sociale të Interit.

“Kur luajta ndeshjen time të parë këtu, në ‘San Siro’, ndieja mbi vete sytë e të gjithë botës”, është shprehur danezi.

“Ndodhesha në këtë stadium dhe më dukej diçka e pabesueshme, shijova ambientin dhe ndeshjen.

Që nga momentet e para jam ndier i pranuar dhe jam argëtuar çdo minutë që kam kaluar në fushë. Për më shumë, ndeshja ime e parë ka përkuar me një fitore dhe një kualifikim (kundër Fiorentinës, në Kupën e Italisë). Ndihem shumë i lumtur që ndodhem këtu: është gjithçka shumë e bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat