Gasperini: Këto penallti akordohet vetëm në Itali - Bota Sot
Gasperini: Këto penallti akordohet vetëm në Itali

Futboll

Gasperini: Këto penallti akordohet vetëm në Itali

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:46
Gasperini: Këto penallti akordohet vetëm në Itali

Skuadra e Atalanta, ka bërë një nga ndeshjet më të mira këtë sezon, përkundër faktit se dështoi të merrte fitore.

Edhe pse skuadra nga Bergamo e dominonte Juventusin, këta të fundit arritën të marrin një pikë falë dy penalltive. Për penaltitë më I zëshëm ishte trajneri I Atalantës, Gasperini.

“Këto janë rregullat, epo, ata janë mbi rregullat në Itali, gjithsesi. Çfarë supozohet të bëjmë, të presim duart? Mund të vendosësh duart para trupit. Nuk është penalltia e parë si kjo që kemi parë, ka pasur shumë gjatë këtij sezoni, me shumë skuadra.

Është çmenduri dhe interpretimi i rregullave nuk është i njëjti këtu si në vende tjera. Të tjerat vende nuk japin këso penalltishë”, ka thënë mes tjerash njëri ndër trajnerët më të mirë në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat