Tifozi e kritikon pas ndeshjes:Pse bën driblime të kota

Futboll

Tifozi e kritikon pas ndeshjes:Pse bën driblime të kota

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:07
Costa

Juventusi arriti të shpëtojë nga humbja mbrëmjen e djeshme pasi Atalanta po kryesonte 2-1 deri në minutat e fundit të takimit. Dy penallti të shndërruara në gol nga Cristiano Ronaldo i dhanë një pikë bardhezinjëve dhe evituan humbjen në fushën e tyre.

Dagllas Kosta u fut në pjesën e dytë në lojë por nuk arriti të ndihmontë skuadrën me ndonjë gol apo asist. Kjo ka bërë që një tifoz ta kritikojë në rrjetet sociale.

“Pse bën driblime të kota, kur skuadra jote po humbet?, ka qenë kritika e tifozit drejtuar Costas. Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e brazilianit.

“Pas 50 vitesh në futboll, ju do më mësoni si të luaj?”, ka qenë përgjigjia me ironi e lojtarit të Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat