Sot shënohet 22-vjetori i triumfit të Francës në Kupën e Botës “Franca 1998”.
Francezët kishin mposhtur në finale Brazilin me rezultatin e thellë 3:0.
Zidane kishte realizuar dy gola, kurse Petit kishte shënuar golin e tretë për ta vulosur fitoren e vendasve.
Ky ishte triumfi i parë i Francës në Kupën e Botës.
Ndërkohë, tashmë Franca numëron dy tituj botërore, pas triumfit në 2018-n.