Real Madridi vetëm 5 pikë larg fitimit të titullit

Futboll

Real Madridi vetëm 5 pikë larg fitimit të titullit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:30
Real Madridi vetëm 5 pikë larg fitimit të titullit

Skuadra e Zinedine Zidane, Real Madrid, mund të shpallet kampione qysh në ditën e enjte.

Një gabim i Barcelonës do të jepte mundësinë që ‘Los Blancos’ të kryenin punët të hënën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kështu, me ndeshjet e mbetura, Reali ka nevojë për vetëm pesë pikë që matematikisht të sigurojë titullin.

Kjo do të thotë se ata mund të shpallen skuadër kampione e Spanjës qysh të enjten.

Me fitoret e mundshme kundër Granada dhe Villarreal, Real Madrid kthehet te titulli i kampionit të La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat