Kapiteni i Fenerbahces me fjalë të mëdha për Muriqin

Futboll

Kapiteni i Fenerbahces me fjalë të mëdha për Muriqin

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:44
Kapiteni i Fenerbahces me fjalë të mëdha për Muriqin

Në xhiron e 32-të të Superligës turke, Fenerbahce do ta presë në shtëpi rivalin e drejtpërdrejtë për një vend në garat evropiane, Sivassporin.

Vedat Muriqi dhe Emre Belozoglu mbajtën një takim privat para kësaj ndeshje, që është tejet e rëndësishme në garën për një vend në garat evropiane.

Reprezentuesi kosovar ka marrë një përkrahje të madhe nga kapiteni Emre Belozoglu.

Muriqi ka shënuar golin e tij të fundit në ligë në xhiron e 29-të ndaj Yeni Malatyasporit.

“Ne e dimë kualitetin tënd. Edhe nëse nuk shënon, kontributi yt është i madh”, citohet t’i ketë thënë kapiteni i Fenerbahces Muriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat