Tottenham fiton derbin londinez! Xhaka e Mustafi të pafat me Arsenalin

Futboll

Tottenham fiton derbin londinez! Xhaka e Mustafi të pafat me Arsenalin

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:08
Tottenham fiton derbin londinez! Xhaka e Mustafi pafat me Arsenalin

Tottenham shënon fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër Arsenalit.

Tre pikë të vlefshme dhe që e mbajnë hapin për një vend në garat e Europa League.

Arsenali me pak fat do të nxirrte një pikë por dolën kokulur nga derbi londinez. Shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhala u paraqitën standardë por nuk ai dolën me Arsenalin që të kthehen me një pikë.

Në stadiumin "Tottenham Hotspur Stadium" në Londër, u zhvillua lojë mjaft e mirë mes skuadrave nga Londra.

Në minutën e 16-të, futbollisti Granit Xhaka ndërpreu një veprim të vendasve, topi deri të Lacazette i cili nga rreth 20 metra me goditje të fortë shënon eurogol në këndin e epërm të portës së portierit Lloris, 0:1.

Gëzimi qe jetëshkurtër dhe pas tre minutave (19’) barazohen shifrat kur Luiz si mbrojtës u vonua, ndërsa Son Heung-Min përfiton nga kjo ngathtësi, i cili me mjeshtri e parabolloi portierin Martinez, 1:1.

Në minutën e 81-të, Alderweireld shënon me kokë nga afërsia në këndin e epërm të majtë të portës së “Topçinjve’ pas harkimit nga rivënia e këndit e futbollistit Son Heung-Min. Tottenham fiton me rezultat 2:1. Pas javës së 35-të, Tottenham është në vend të 8-të me 52 pikë, ka dy më shumë se Arsenali që renditet i teti në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat